Beyonce, formë e shkëlqyer një muaj pas lindjes

07/02/2012 16:30

Ekzaktësisht një muaj pasi lindi fëmijën e saj të parë, Beyonce rikthehet në publik jo e veshur me rroba të gjera për të fshehur peshën, por me një fustan të kuq të ngjitur pas trupit, që nxirrte në pah linja të shkëlqyera trupore.

Në mënyrë të pabesueshme, në katër javë që pas lindjes së Blue Ivy Carter, në 7 janar 2012, Beyonce u shfaq me një siluhetë tërheqëse, ndërsa tregoi krenare linjat e saj të shkëlqyera.

Rikthimi i 30-vjeçares në skenë ndodhi me rastin e promovimit të dy shfaqjeve të ardhshme, që do të drejtohen nga bashkëshorti i saj, Jay Z.

Përveç elegancës, këngëtarja ra në sy edhe për finesën me të cilën ishte veshur, jo vetëm për fustanin, por edhe bizhuteritë delikate që kishte përzgjedhur.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA