Berlin, arrestohen dy spiunë sirianë

07/02/2012 15:35

Një shtetas sirian dhe një gjermano-libanez u arrestuan të martën në Berlin, të dyshuar si spiunë të Shërbimeve Sekrete Siriane.

Sipas të dhënave paraprake, të dy ishin të përfshirë në aktivitetin e identifikimit dhe raportimit të kundërshtarëve të regjimit të al-Assad në Gjermani dhe vende të tjera perëndimore.

34-vjeçari Akram O. dhe 47-vjeçari Mahmoud El A. do të paraqiten të mërkurën përpara një gjykate, për t’u njohur me akuzat dhe masën e burgimit.

Banesat e tyre u kontrolluan nga 70 oficerë policie, të cilët ishin duke hetuar edhe gjashtë persona të tjerë të dyshuar.

Nëse gjenden fajtorë për aktivitet spiunazhi në territorin gjerman, atëherë ata përballen me një dënim të sigurt prej disa vitesh burgim.

Sipas prokurorëve federalë, arrestimi erdhi si rrjedhojë e një hetimi të gjatë, ndërsa provat që rëndojnë kundër tyre u cilësuan si “të qarta”.

Burime të pakonfirmuara raportuan se midis gjashtë të dyshuarve të tjerë gjenden edhe disa diplomatë të Ambasadës Siriane në Berlin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA