Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu u takua në mbrëmje me kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha.

Takimi nuk u realizua as në zyrat e bashkisë dhe as në selinë e Ambasadës Amerikane por në një lokal në katin e dytë të një pallati, larg syve të kureshtarëve në bllok.

Projektet strategjike të zhvillimit të Tiranës dhe gadishmëria e
shprehur nga institucionet amerikanë për të mbështetur edhe
financiarisht këto projekte, kanë qënë në qendër të bisedës që Kryetari i
Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar me ambasadorin e SHBA-ve
në Tiranë, Aleksandër Arvizu gjatë, një takim miqësor në një lokal të
Tiranës, pas kthimit të z. Basha nga vizita në SHBA.

Zoti Basha dhe ambasadori Arvizu kanë biseduar edhe për mundësitë e
tërheqjes së investitorëve amerikanë për të shtrirë aktivitetin në
Tiranë por edhe për t’u bërë pjesë e realizimit të projekteve të
zhvillimit të Tiranës.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, përmirësimi i cilësisë së jetës në
kryeqytet dhe qeverisja lokale transparente dhe me gjithëpërfshirjen e
qytetarëve kanë qënë temat kryesore të takimeve që z. Basha zhvilloi në
Uashington dhe New York. 
 

Pak para nisjes për në Shtetet e Bashkuara zoti Arvizu bisedoi me zotin Basha në zyrën e këtij të fundit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA