Problemet financiare të Whitney Houston
06/02/2012 10:55
Të gjitha përpjekjet që po bëjnë avokatët e Whitney Houston në mënyrë që diva të rikthehet në një jetë normale po shkojnë dëm.
Para disa ditësh doli lajmi se këngëtarja e famshme po jetonte me borxhe nga agjentët e saj sepse gjendja financiare është e mjerueshme dhe i duhen para për gjërat më elementare.
Sipas ‘Daily Mail’, 48-vjeçares nuk i ka mbetur më asgjë nga pasuria e saj që përfshinte edhe një marrëveshje rekord prej 100 milionë dollarësh.
“Nëse nuk do të kishte njerëz që e ndihmojnë, Whitney tashmë do të ishte e pastrehë”, thekson një burim për ‘Radaronline.com’.
“Para disa ditësh mori një borxh prej 100 dollarësh. Është për të ardhur keq”, shton i njëjti burim.
Top Channel