Mel B kohët e fundit kishte thënë që do të kthehej në Britaninë e Madhe në kërkim të projekteve të reja profesionale, por duket se këto projekte i kanë dalë tek ‘Dancing with the Stars’, versioni australian.
Ish-pjesëtarja e Spice Girls do të prezantojë këtë program dhe ka deklaruar se “po pret me padurim të nisë punën”.
Këngëtarja ka marrë pjesë më parë edhe në versionin amerikan të këtij programi në vitin 2007, por si konkurrente, një eksperiencë nga e cila ka mbresa shumë të mira.
Mediat australiane publikojnë se bëhet fjalë për një marrëveshje prej 1 milionë dollarësh.
Mel B është e martuar me Stephan Belafonte, me të cilën ka një vajzë. Këngëtarja ka edhe dy vajza të tjera nga marrëdhëniet e saj të mëparshme me Jimmy Gulzar dhe Eddie Murphy: 12-vjeçaren Phoenix dhe 4-vjeçaren Angel.
Top Channel