Kritika ndaj restorantit të Lady Gaga

06/02/2012 11:20

Aventura e re e Lady Gaga, përfshirja në një restorant të familjes që është hapur kohët e fundit nga babai i saj, ka dështuar plotësisht sipas një eksperti gastronomie të ‘New York Post’.

Steve Cuzzo shprehet se ushqimi është “shumë i shtrenjtë dhe me shumë yndyrë”. Gjithashtu ai kritikon kamarierët sepse sipas tij nuk dinë ku të rrinë dhe limitohen vetëm të mbushin gotat me ujë.

Cuzzo nuk harron të shtojë se i duhej të priste 50 minuta deri sa të vinte porosia.

Restoranti i familjes Germanotta është hapur në New York dhe këngëtarja e famshme ka si detyrë vetëm përzgjedhjen e menuve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA