Britani, gjykata liron me kusht klerikun radikal

06/02/2012 17:20

Kleriku radikal islamik, Abu Qatada u lirua me kusht nga gjykatat britanike, pavarësisht pretendimit të organeve hetimore se ai përbën një rrezik për sigurinë kombëtare në Britani.

Gjykata urdhëroi lirimin e tij me kusht brenda një jave me të njëjtat kushte që ai kishte përfituar lirimin në vitin 2008.

Për Qatada-n Britania ka marrë një kërkesë ekstradimi nga ana e autoriteteve Jordaneze. Jordania e akuzon atë për lidhje me terrorizmin, nxitje dhe mbështetje të dhunës fetare në vend.

Grupe dhe organizata të të drejtave të njeriut kundërshtojnë ekstradimin e tij në Jordani duke u shprehur se atje ai rrezikon t’u nënshtrohet torturave dhe të japë dëshmi të pavërteta nën ndikimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA