Shkatërrohet Inter, kryesueset barazim

05/02/2012 17:31

Siena bllokon Juven në një barazim 0-0, por të njëjtën gjë bën edhe Napoli me Milanin në “San Siro”. Por ndeshja e ditës, pavarësisht barazimit të dy kryesueseve, ishte humbja e thellë e Interit përballë Romës 4-0.

Inter e nis keq takimin kur në minutën e 13-të nëdshkohet nga Huan që shënon golin e parë të ndeshjes. Do të pasonin edhe 3 gola të tjerë me autorë Borinin në të 41’ dhe 49 minutë, ndërsa Krkic do të vuloste përfundimisht kapitullimin e zikaltërve.

Milan dhe Juventus nuk shkojnë më tepër se barazimi 0-0 në fushën e tyre, me  kuqezinjtë që e mbyllin me dhjetë vetë takimin, pas përjashtimit të Ibrahimovic që u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një shuplake qe i dha Aronicas.

Rezulatet e tjera janë: Fiorentina-Udinese 3-2; Palermo-Atalanta 2-1; Chievo-Parma; Leçe-Bologna dhe Novara-Cagliari 0-0.

Juve mbetet në krye të Serisë A, me vetëm një pikë më pak ndjek Milani.   

Top Channel