“Luccio Dalla? Italia që ne nuk duam”

05/02/2012 00:00

“Luccio Dalla? Italian po, por jo padan”. Ky ishte komenti i Radio Padania në Itali, radio e “Ligës së Veriut”, partia e Umberto Bossi-t e njohur për qendrimet e saj ekstremiste ndaj të huajve, por edhe ndaj vetë italianëve, kryesisht atyre me prejardhje nga jugu i gadishullit.

Gjatë një emisioni radiofonik ditën e shtunë, Radio Padania, duke komentuar ndarjen nga jeta të Luccio Dalla-s, ka minimizuar dhimbjen duke deklaruar se ai nuk “ishte një padan i denjë për të merituar nderimet e tyre”.

“Italian po, por jo një padan. E për këtë faji është i nënës së tij që ishte nga jugu, ndërsa babai ishte një padan”, ishte komenti i folësit në radio që e nisi emisionin radiofonik duke e cilësuar Luccio Dalla-n si “shembulli i një Italia që ata kurrë nuk do të duan”, pikërisht për faj të nënës së tij, që nuk ishte padane.  

Liga e Veriut quan Padania Italianë Veriore, duke refuzuar në shumë raste, të paktën në deklarata, autoritetin e Romës. Kjo forcë politike, që për disa vite ka bashkëqeverisur me Forca Italia të Berlusconi-t, shquhet për pikëpamjet ekstremiste ndaj emigrantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA