Shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë zyrtare në Tripoli, ku u takua me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit dhe me Ministrin e Jashtëm Libian.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të shtetit shqiptar që pas rëzimit të regjimit dikatorial të Gadafit.

Ministri Haxhinasto tha se Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe asistencë konkrete në Libi në ato sektorë ku ajo kërkohet. U ra dakord për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, në fusha si energjia, hidrokarburet, ndërtimi, por edhe në shëndetësi, arsim etj.
 
Ministri i Jashtëm, Haxhinasto kërkoi që Libia të marrë një vendim miratues ndaj njohjes së Kosovës, duke nënvizuar se një gjë e tillë do të ketë ndikim pozitiv në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA