Arnold Schwarzenegger në Bollywood?

05/02/2012 12:40

Arnold Schwarzenegger nuk e përjashton mundësinë e aktrimit në Bollywood (Mekën e kinemasë indiane) tani që i është rikthyer ekranit të madh.

“Nëse më paraqitet një skenar i mirë dhe një regjizor interesant mund të pranoj. Kam punuar në të gjithë botën, pse jo edhe në Indi”, theksoi aktori muskuloz në një intervistë për mediat indiane gjatë një vizite në këtë vend.

“Problemi i vetëm është se projektet janë me buxhet të vogël dhe unë nuk di të kërcej”, shtoi Schwarzenegger.

64-vjeçari ishte në Indi për të dorëzuar një çmim, por nuk doli në skenë në mbrëmjen gala. Mbase përveç kërcimit, aktorit veteran i duhet të mësojë edhe sjelljen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA