Victoria sërish pozon me të brendshme

04/02/2012 00:00

Victoria Beckham është nëna e katër fëmijëve, më i vogli prej të cilëve
është vetëm 7 muaj. E megjithatë Vic duket në formë të shkëlqyer dhe ka
realizuar një set fotosh për një revistë.

Ylli 37-vjecar ka treguar se ka një fizik të tonifikuar, lëkurë shumë të mirë dhe aspak celulit.

Por megjithatë yjet e showbiz-it nuk janë asnjëherë të kënaqur me format e veta. Kështu Victoria rrëfen se shpesh ka qenë e pasigurtë për pamjen e saj dhe i është dashur që të jetë shumë rigoroze me qëllim ruajtjen e linjave.

“Sa më shumë rritem, sa më rehat të ndihem më lëkurën time, aq më tepër e kuptoj se unë ndihem mjaft mirë edhe nëse nuk vesh rroba që më rrinë ngjitur pas trupit”, thotë Vic.

Po ashtu zonja Beckham tregon se është teper e rëndësishme puna e saj me veshjet, pasi duke qenë një person në vëmendjen e fotografëve, ajo e di shumë mirë se sa e rëndësishme është që fustani të duket i mrekullueshëm nga cdo kënd i vështrimit.

“Unë nuk ndjek modën, unë nuk ndjek trendin, unë thjesht ndjek instiktet e mia dhe se cfarë dua unë që të vesh”, thotë zonja Beckham.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta