Nuk u paraqit sot në SPAK për çështjen e 21 janarit, reagon Berisha: Dokumenti për thirrje nuk më është dorëzuar Me ftesë nga Partia Socialiste Austriake SPO, Edi Rama është duke
zhvilluar një vizitë në Austri. Një takim sa për të shkuarën aq edhe
për të ardhmen e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit. Kështu e ka vlerësuar Rama takimin me ish-kancelarin austriak Vranitzky.
Idetë dhe qendrimet e tij janë cilësuar nga Rama si “shumë inkurajues për programin e PS-së”. Gjatë takimit me Christine Muttonen sekretarja e Grupit Parlamentar Socialist për Politikën e Jashtme dhe Marrëdheniet me Europën, Rama ka bashkëbiseduar mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, si dhe mbi ecurinë e vendit tonë në rrugën e integrimit europian.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Austri, lideri i opozitës ka patur një mëngjes pune më Sekretarin e Shtetit për Financat, Andreas Schieder, ku është diskutuar për modelin e taksimit progresiv që PS synon të vendosë në qeverisjen e saj.
“Sot ne folëm për ekonominë, në veçanti në lidhje me krijimin e një sistemi taksimi më të favorshëm e më të drejtë. Unë besoj se aplikimi i një takse të sheshtë në nivel të ulët nuk është një ide e mirë, pasi vetëm favorizon të pasurit dhe i merr paratë njerëzve të varfër. Sistemi i taksave duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm; kete e ben taksa progresive. Çështjet e taksave që lidhen me të ardhurat; gjithashtu aplikimi i tatimit mbi fitimin kapital, sepse duhet të sigurohemi që shoqëria jonë të mos ndahet por të qëndrojë e bashkuar. Mendoj se kjo eshtë e rëndësishme si për Austrinë ashtu edhe për Shqipërinë. Ky është një debat që po ndodh tashmë në nivelin Europian dhe unë jam i lumtur qënë të ardhmen e afërt do ta thellojmë këtë debat edhe me miqtë tanë në Shqipëri”, tha Schieder.
Top Channel