Seria A do të luhet në orën 15.00

02/02/2012 17:20

Ndeshjet e javës së 22-të të Serisë A italiane do të luhen të gjitha në orën 15.00.

Në këtë mënyrë, Roma-Inter dhe Milan-Napoli do të luhen respektivisht të shtunën dhe të dielën në orën 15.00. Gjithashtu të shtunën në orën 15.00 do të luhet edhe ndeshja Cesena-Catania.

Vendimi u mor nga Liga duke marrë parasysh motin e keq që ka përfshirë Italinë që nga fundjava.

Vetëm ndeshja Genoa-Lazio do të luhet siç ishte parashikuar në kalendar, të dielën në orën 12.30.

Top Channel