Zyrtare/ Nuk u lejua të marrë pjesë në Botëror, arbitri Artan merr revanshin, do të vendosë drejtësi në Superkupën Evropiane
“Edhe pse nuk kemi luajtur jemi ende të parët në renditje.” Kështu ka shkruar Alessandro Del Piero në faqen e tij zyrtare në internet.
“Dita e djeshme na lë sërish në krye të klasifikimit. Me një pikë avantazh ndaj vendit të dytë e me një ndeshje më pak duhet të tregohemi të zotët që të thellojmë diferencën në krye edhe pse është shumë shpejt për tu fiksuar pas renditjes”, thekson numri 10 i Juventusit.
“Jemi shumë të përqendruar për ndeshjen e radhës, të dielën kundër Sienës në Juventus Stadium. Shpresojmë që kushtet meteorologjike të përmirësohen”, shtoi kapiteni 37-vjeçar.
“Duhet të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë që kemi nisur”, përfundoi Del Piero.
Juventus është në krye të Serisë A me 44 pikë i ndjekur nga Milan me 43, dhe Udinese 41, por ekipi torinez ka një ndeshje më pak sepse ndeshja që duhet të luante me Parmën u shty për shkak të reshjeve të dëborës.
Top Channel