Barca barazon me Valencian

02/02/2012 01:31

Barcelona barazoi 1-1 me Valencian dhe hedh një hap përpara drejt finales së Kupës së Mbretit në Spanjë, pasi ndeshja e kthimit do të luhet në Kamp Nou.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Jonas në minutën e 27-të ndërkohë që katalanasit barazuan 8 minuta më vonë me kapitenin Puyol.

Në të dytën Barca shpërdoroi shumë raste për shënim, madje Messi nuk shënoi as me 11-metërsh duke e shënjestruar topin te portieri i Valencias, Diego Alves.

Top Channel