Elisabetta Canalis ka qenë e lidhur me një nga yjet më të rafinuar të Hollywood-it, George Clooney, dhe duket shumë e çuditshme që tashmë ka nisur një marrëdhënie me Steve-O, një nga pjesëtarët e Jackass.
33-vjeçarja italiane është fotografuar të martën duke u puthur me personazhin e televizionit në Hollywood, të martën.
“Steve ka shumë humor dhe kjo është gjëja që Elisabetta pëlqen më shumë tek një mashkull. Edhe tek Clooney ajo adhuronte sensin e tij të humorit”, shprehet një burim për ‘Radar Online’.
“Ende gjërat nuk janë serioze, por ata po ia kalojnë mirë për momentin”, shton i njëjti burim.
37-vjeçari Steve-O, emri i vërtetë i të cilit është Steven Glover, është bërë i famshëm me Jackass, një grup djemsh të cilët kanë habitur me bëmat e tyre të çuditshme dhe të rrezikshme. Disa nga bëmat e tij janë vënia zjarr e kokës ose gëlltitja e peshqve të gjallë e më pas vjellja e tyre.
Top Channel