Lady Gaga zbulon sekretin e saj

01/02/2012 16:35

Me famën e saj, Lady Gaga është shndërruar në një prej personazheve me më shumë ndikim në botë.

Si arriti Gaga në këto maja? Gjithçka i detyrohet jogës dhe meditimit. Të paktën këtë deklaroi trajneri i saj personal, në një intervistë për një revistë rozë.

Tricia Donegan, një ish-atlete, e cila sot ka detyrën e trajneres personale të 25-vjeçares, e njohu Lady Gagën kur ajo ishte ende e panjohur dhe quhej Stefani Germanotta.

”Sot Gaga është një njeri shumë i veçantë, pasi përdor talentin e saj për ta bërë planetin një vend më të mirë për të gjithë dhe kjo vjen si rrjedhojë e mësimeve të jogës”, shprehej Donegan në intervistë.

Në të vërtetë, këngëtarja frekuenton një qendër joge disa herë në javë. Në këtë sallë popullore, për 90 minuta, ajo praktikon 26 ushtrime të ndryshme, në një ambient me temperaturë konstante prej 40 gradësh.

Një atmosferë e tillë shërben për të djersirë më shpejt, duke ndihmuar në pastrimin e trupit. Gaga nisi të ushtrohej në këtë formë të jogës duke nisur nga viti 2004, në Nju Jork.

FOTO GALERI
1/1
Pamje nga qendra ku Lady Gaga praktikon jogen "e nxehte"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA