Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin
01/02/2012 23:10
Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli u mblodh sot Konferenca e Kryetarëve ku u miratua me konsensus kalendari tre javor i punimeve të Kuvendit për periudhën 6 deri 24 shkurt.
Sic njofton zyra e shtypit, kalendari përmban shqyrtimin brenda këtij harku kohor në komisione dhe seancë plenare të projektligjeve me 3/5, si ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin Civil.
Ndërsa do të diskutohen në Komisione Parlamentare midis të tjerave edhe projektligje të rëndësishme si ai ”Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”.
Javë më parë palët nuk ranë dakord për vendosjen në kalendar të ligjeve me 3/5-at.
Top Channel