Miratimi në qeveri i programit ekonomik fiskal 2012-2014 ishte një rast
që kryeministri Sali Berisha të zbulonte një nga drejtimet kryesore të
fushatës elektorale të qeverisë, që ka të bëjë me ekonominë.
“2013 po afron dhe qytetaret shqiptare do të kenë shansin e madh të votojnë për këtë program, që përsëri parashikon rritje të ndjeshme të rrogave dhe pensioneve të tyre, për këtë program që parashikon jo rritje të taksave, por lehtësira të tjera progresive. Dy gjera do te shoqerojne kete program, rritja e te ardhurave dhe ulja e papunesise”, tha Berisha.
Kryeministri nuk anashkaloi perballjen e modelit te ekonomise se bazuar ne taksen e sheshte, qe sipas zotit Berisha eshte nxitesja kryesore e hapjes masive te bizneseve te reja gjate qeverisjes se tij, me alternativen e takses progresive, te propozuar nga opozita, sipas te ciles ata qe fitojne me shume paguajne me shume. Kryeministri Berisha dha argumentet e tij perse ajo qe e ai e quan platforme marksiste e zotit Rama ka ne thelb atavizma te se shkuares.
“Çfare fakton statistika? Ne Shqiperi 40 % e vendeve te punes jane te krijuara nga 1 % e bizneseve dhe tani hajde o burra t’u biem me topin marksist ketyre qe te shkaterrojme me qindra dhe mijera vende pune. Kurre nuk do te ndodhe! Ky njeri ka lindur per te denuar veten e tij”, tha Berisha.
Ndryshimin me socialistet kryeministri Berisha e theksoi edhe per ceshtjen e privatizimeve, pasi qeveria miratoi ndryshimin e dy ligjeve per hidrokarburet, te domosdoshme, sipas tij, per privatizimin e Albpetrolit.
“Nuk mund te kete as edhe nje lloj hezitimi per privatizimin, shtrirjen e tij gjithnje e me te thelle. Ky proces ndaloi pothuajse teresisht gjate socializimit te dyte shqiptar. Kane nje gje ata. Absolutisht gjithcka e shohin per veten e tyre. Se atyre u duket vetja Zot ne politike, Zot ne ekonomi dhe Zot kudo. Dhe Banken e Kursimeve e privatizuan sepse u dha ultimatum FMN. Kurse une ju garantoj ju se ky proces nuk do te kete te ndalur”, tha Berisha.
Rama: Problemi janë monopolet
Deklarimet e kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë kanë marrë disa reagime të njëpasnjëshme, nga kreu opozitës Edi Rama i cili paralelisht me këto deklarata ka komentuar në rrjetin social Twitter, fillimisht për rikthimin e shqiptarëve të arsimuar jashtë.
“Thithjen e trurit nga jashte s’mund ta realizoje nje qeveri qe di vetem te beje propaganden e lavazhit te trurit me genjeshtra,shpifje, balte” shkruan Rama.
Ndërsa për sistemin e taksave Rama shprehet se “ Ortakerite e pushtetit per bizneset e veta jane problemi jo taksat! Administrata e rryshfetit eshte problemi jo taksat!Biznesi do rilinde”.Kryesocialisti Rama premton se “biznesit qeveria jone do t’i riktheje lirine e konkurences,do t’i heqe referencat e gjobat mafioze!Monopolet jane problemi jo taksat.
Në vijim të analizimit të deklaratave të kryeministrit Berisha për sistemin e taksimit Rama I thotë shefit të qeverisë “ Sa per taksen “marksiste” marrim shembull nga SHBA,BE dhe tere vendet normale.S’mund te taksohen njesoj rrogetaret dhe biznesmenet. Dhe që të arrihet kjo, Rama e përfundon mesazhin me fjalën “Ndryshim”.
Top Channel