“Të mos sulmohet Prokuroria”

31/01/2012 00:00

Prokurori i Përgjithshëm britanik, Keir Starmer u shpreh i shqetësuar në
lidhje me sulmet personale dhe publike ndaj institucioneve të pavarura.

Per kreun e hetimit britanik, këto sulme dëmtojne dhe cënojne elementët me demokratikë të sistemit. Starmer, u shpreh i shqetësuar gjithashtu edhe për perceptimin në rritje ndaj fenomenit të pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit në Shqipëri.

“Kam dëgjuar shqetësime për perceptimin në rritje të pandëshkueshmërisë e korrupsionit në Shqipëri, për çështjen e imunitetit dhe nevojës për të përmirësuar Kodin e Procedurave Penale. Po kështu nevojën që politikanët të mbështesin procese të besueshme dhe jo militante emërimi në mënyrë që të fuqizohet pavarësia dhe kapaciteti i institucioneve tuaja demokratike. Si drejtues i një organi të pavarur unë jam i shqetësuar nga sulmet personale dhe publike mbi integritetin e institucioneve të pavarura dhe individëve në to. Këto sulme cënojnë jo vetëm individët të targetuar, por edhe elementët demokratikë të sistemit. Nëse ka shqetësime reale apo prova të shkeljeve atëherë ato pretendime duhen ndjekur nëpërmjet kanaleve të duhura dhe jo të thuhen kot apo të përdoren për të ushtruar presion mbi individët”, tha Starmer.

Prokurori britanik nuk pranoi te komentoje hetimet apo ngjarjet e 21 janarit, por deklaroi se, edhe në Britanine e Madhe, kur ai merrte vendime qe binin ndesh me qeverine apo politikanet, haste ne kundershtine e tyre te hapur.

Duke keshilluar drejtuesit me te larte te drejtesise ne vend, anetaret e Gjykates se Larte, Prokuroren e Përgjithshme, Avokatin e Popullit si dhe median, Starmer tha se kur ndodhej ne nje situate te tille, ai shqetësohej vetem per vijueshmerine e procesit. Sipas prokurorit britanik, Shqiperia i ka kapacitet per te kryer nje reforme ne drejtesi, ku nuk duhet kete emerime prej militantesh partiake ne postet kryesore te pushtetit gjyqesor.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB