Sanremo, Celentano do të jetë

31/01/2012 00:00

Pas shumë zërash dhe polemikash, më në fund u vendos: Adriano Celentano do të jetë në festivalin e Sanremos, në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Rai1, Mauro Mazza nga Qyteti i Luleve, në konferencën zyrtare për shtyp të festivalit.

Ndërsa këngëtari tjetër Gianni Morandi, që do të jetë edhe moderator i evenimentit kryesor të kulturës, nuk e ka fshehur gëzimin për pjesëmarrjen e kolegut.

“Ai është Sanremoja, pikërisht këtu filloi në 1961-shin, kur këndoi “24 mijë puthje”. Ai është historia, është muzika, pjesëmarrja e tij është e padiskutueshme”, ka deklaruar Morandi.

Këngëtari i njohur është shprehur me superlativa për të: “Është njësoj sikur festivali i Sanremos të ishte festivali i Celentano-s, me mësimet e tij dhe kjo do të na ndihmojë”.

Pjesëmarrja e këngëtarit që së fundmi publikoi albumin e tij të ri “Faciamo Finta Che Sia Vero”, u diskutua për një kohë jo të shkurtër në qarqet mediatike italiane, e shoqëruar me një seri polemikash.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta