Julian Assange në episodin e “The Simpsonsâ€
31/01/2012 00:00
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange do të jetë protagonist dhe do të
japë zërin e tij në një seri të filmit të mirënjohur vizatimor, “The
Simpsons”.
Shfaqja e shkurtër e Assange është parashikuar për episodin e 500-të, që do të transmetohet në Shtetet e Bashkuara më 19 shkurt.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e programit të FOX, Antonia Coffman, e cila ka dhënë edhe disa detaje mbi episodin në fjalë.
Kështu, familja Simpson do të braktisë shtëpinë e saj në Springfilld për t’u transferuar në një zonë të ashpër e të izoluar, ku si fqinj do të ketë pikërisht Assange.
Top Channel