FRD dorëzon kërkesën për regjistrim në Gjykatë

31/01/2012 00:00

Partia më e re në spektrin politik shqiptar, Fryma e Re Demokratike dorëzoi ditën e sotme në Gjykatën e Rrethit të Tiranës kërkesën e saj për t’u regjistruar si person juridik.

Bashkangjitur kërkesës u paraqit programi minimal dhe statuti i FRD-së, i miratuar nga Grupi Nismët i Themelimit të saj.

Në kërkesën drejtuar gjykatës FRD shprehet se “…themelohet me vullnetin e lirë të 11.432 shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, mbi bazën e bindjeve, ideve dhe interesave të përbashkëta”.

Në preambulën e Programit të saj FRD angazhohet të jetë parti e lirisë dhe e barazisë, parti e mundësive dhe e shanceve të barabarta për të gjithë.  FRD është parti e hapur për të gjithë shqiptarët, është parti  e mendimit dhe veprimit progresiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA