Zyrtare/ Nuk u lejua të marrë pjesë në Botëror, arbitri Artan merr revanshin, do të vendosë drejtësi në Superkupën Evropiane Gazeta ‘Marca’ publikon të hënën një intervistë me Roberto Carlos në të cilën mbrojtësi veteran lajmëron tërheqjen e tij nga futbolli profesionist kur të mbarojë sezoni aktual.
Roberto Carlos. aktualisht lojtar i Anzhi Makhachkala, ka vendosur që ky do të jetë sezoni i tij i fundit. Gjatë këtij viti angazhimi i tij në fushat e lojës ka qenë shumë i paktë dhe 39-vjeçari është marrë më shumë me organizimin e strukturave sportive të klubit të pasur rus.
“E kam menduar mirë dhe e kam vendosur përfundimisht. Do të lë futbollin kur të përfundojë ky sezon”, është shprehur ish-futbollisti i Inter dhe Real Madrid.
“Kam fituar gjithçka në karrierë dhe trupi im nuk mundet më. Po më thotë të ndaloj”, shton mëngjarashi.
Roberto Carlos është cilësuar nga specialistët e futbollit si mbrojtësi i majtë më i mirë në historinë e futbollit sëbashku me ish-kapitenin e Milanit, Paolo Maldini.
Top Channel