Arma sekrete e Novak Djokovic

30/01/2012 12:10

Novak Djokovic fitoi të dielën turneun Australian Open në një finale epike që zgjati 5 orë e 53 minuta ndaj spanjollit Rafael Nadal.

Numri 1 i botës, përveç lojës së tij të shkëlqyer në fundore, ka pasur edhe një armë tjetër për të mundur numrin 2 të tenisit botëror: partneren e tij bukuroshe Jelena Ristic, e cila nuk ka kursyer aspak energjitë e saj në festimin e çdo pike gjatë lojës.

Jelena ka mbështetur fuqishëm të dashurin gjatë gjithë turneut dhe më shumë gjatë finales që përfundoi me rezultatin 3-2 (5-7; 6-4; 6-2; 6-7; 7-5).

Ky ishte suksesi i pestë në një prej turneve madhorë për Djokovic, që në raftin e trofeve mban edhe një titull të “US Open” dhe “Wimbeldon”, që të dyja në vitin 2011.     

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA