Johansson, jetë e re në Londër

29/01/2012 14:55

Scarlet Johansson është aq vendosur që të shmangë çdo mundësi që të shkëmbehet me ish-bashkëshortin Ryan Reynolds dhe të dashurën e tij të re, Blake Lively, sa që mendon të ndryshojë vendbanimin e saj, duke u shpërngulur nga Nju Jorku në Londër.

Burime pranë aktores 27-vjeçare informuan se ajo i ka kërkuar manaxherit të saj që të zhvendoset në kryeqytetin britanik, për të gjetur një shtëpi të përshtatshme për të.

“Scarlett nuk dëshiron ndonjë takim të pakëndshëm në Nju Jork me Ryan dhe Blake”, deklaroi një mik.

“Ajo nuk e ka pëlqyer asnjëherë idenë që Ryan dhe Blake punonin bashkë që kur ata të dy ishin të martuar. Kur Scarlett është në Nju Jork, Lively përpiqet të ruajë një profil të ulët. Megjithatë, ajo është duke filmuar filmin e ri “Under the Skin” në Skoci, ku shpreson të takojë dikë. Gjithmonë i kanë pëlqyer meshkujt britanikë dhe vendi, prandaj Johansson beson se do të ishte më e lumtur në Angli”, theksoi mikesha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA