68 tërmete brënda vetëm 34 orëve në trekëndëshin detar të Egjeut midis
ishujve të Kretës,Santorinit dhe Rodosit kanë shkaktuar shqetësim të
madh në Greqi dhe dyzime të sizmiologëve grekë.

Sipas specialistëve tërmeti i fundit pranë Kretës dhe më i madhi, me fuqi prej 5.3 ballë të shkallës Rihter, nuk ka lidhje me tërmetet afër Santorinit, ishulli me vullkanin e famshëm të Calderës.

Por një grup tjetër sizmiologësh, të cilët theksojnë se tërmetet nuk paralajmerojnë,por vullkani paralajmëron -tregojnë me shqetësim një dukuri komplekse gjeologjike, e cila është nën monitorim shkencor, gjatë muajve të fundit në Santorini.

Në rajonin ku janë regjistruar këto lëkundje sizmike ka dhe deformime në koren e tokës si dhe erë të rëndë squfuri, karakteristika këto të një aktiviteti vullkanik.Ato nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht aktivizim të vullkanit, por i bëjnë ekspertët më vigjilentë. Autoritetet vendore kanë qenë të alarmuara dhe qytetarët sipas vëzhguesve duhet të jenë të përgatitur dhe të kenë shqyrtuar skenarë dhe mënyra veprimi  sepse edhe një shpërthim i thjeshtë paralajmërues që do të nxjerrë hi vullkanik nga krateri, do të ketë pasoja,sidomos në fluturimet ajrore.

Specialistët vendas dhe të huaj që qysh prej vitit të kaluar monitorojnë ngjarjet në këtë ishull,ndjekin me interes të jashtëzakonshëm rritjen e veprimtarisë sizmike në shtatë muajt e fundit në zonën e vullkanit.Kompleksi i ishujve të Santorinit, është një fenomen unik në të gjithë botën me vullkanin Caldera, që shpërtheu 2,5 milion vjet më parë dhe deri më sot është zgjuar 12 herë. Shpërthimi i ndodhur para 3500 vjetësh,cilësohet si më i madhi i historisë së njerëzimit dhe thuhet se ka shkatërruar  qytetërimin Minoan, kulturën dominuese të Mesdheut në atë kohë ,ndërsa ka shkaktuar ndryshime  mjedisore  dhe atmosferike në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA