“E diell” rikthehet në ekranin e Top Channel nga e diela e 29 janarit. Tërësisht e rikonceptuar dhe me elemente të larmishme, programi do t’i përshtatet kornizës së orarit të transmetimit dhe të gjithë familjes.

Autorë Altin Basha dhe Alban Dudushi. Prezantuesi i njohur i Top Channel do të shoqërohet nga Xhemi Shehu.

Si do të jetë e konstrukti i së “Diellës” së re?

Altin Basha, autor, regjisor skenik “E diell”: Kemi ndërtuar një strukturë e cila është e ndarë në pesë segmente kryesore. Pak a shumë ato mbledhin pjesë të traditës shqiptare, kemi kthim në nostalgjinë e muzikës shqiptare, kohës më të mirë të kësaj muzike, e njerëzve të cilët e konceptuan atë. Kemi një segment ku jemi përpjekur të kthejmë televizionin në funksion të publikut, jo vetëm si mjet argëtimi, por edhe si mjet i cili ndihmon në mbështetjen dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme sociale, pra në këtë rast televizioni i shërben shoqërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kemi edhe një segment tjetër që është segmenti ekzluziv që i përket Albanit, që është talk show.

Për sa i përket talk show-t:

Alban Dudushi, autor, prezantues “ E diell”: Jemi në 2012, jemi në 10 vjetorin e pavarësisë dhe ne nuk mund të rrimë pa sjellë ato cka janë vlera të krijuara gjatë këtyre 100 viteve, është një mision i televizionit, por dhe i këtij spektakli të ditës së dielë në Top Channel. Natyrisht, diversifikimi i atyre që shikojnë ekranin të detyrojnë t’u përgjigjesh të gjitha kërkesave, të gjitha grupmoshave. Ky si program është program gjeneralist që është i krijuar në traditën e familjes në Shqipëri, që ditën e dielë janë të mbledhur të gjithë bashkë dhe në këtë mënyrë televizioni bëhet një shoqërues shumë i mirë i atmosferës familjare.

Pjesë traditës së trajtuar në “E Diell”, do të jenë edhe dasmat shqiptare, me një rubrikë të dedikuar atyre.

Prof. asoc. dr Agim Bido, Etnolog, Artist pamor: ndjehem mirë që në këtë vit jubilar të kremtimit të 100-vjetorit të pavarësisë unë do të marr pjesë në një cikël emisionesh të Top Channel në lidhje me traditën e festave, ceremonialit të dasmave shqiptare. Kjo do të nisë me Shkodrën historike. Dy janë ngjarjet më të mëdha që ka festuar populli shqiptar, 500-vjetori i Skënderbeut dhe 100-vjetori i pavarësisë. Këto janë festa që zgjasin 1 vit dhe mendoj që ky vit do të mbyllet në emisionet e Top Channel me ceremonialin e dasmës labe të Vlorës së Ismail Qemalit.

Një tjetër segment i rëndësishëm është “Kinemaquiz”, i dedikuar kinematografisë shqiptare.

Altin Basha, Autor, Regjisor skenik, “E diell”: Kemi breza të tërë të rritur me kinemanë shqiptare dhe ne menduam se mënyra më e mirë për të ardhur tek E Diell do të ishte mënyra e kuizit, konkursi ku ka një cmim të madh, tërheqës, ku cdo javë do të jepen cmime të vogla. Do të ketë një situatë pritshmërie se kush fiton sepse do të ketë gjithmonë një sfidant. Do të ketë pyetje që pjesën më të madhe publiku i di.

Alban Dudushi, autor, prezantues “ E diell”: Në thelb, i gjithë ky program nuk tenton vetëm drejt zbativtjes, por drejt një standardi kulturor, standardi artistik për ata që na ndjekin nga ekrani

“E Diell”, cdo të diel nga ora 14:00-19:20.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA