Ndarjet e çifteve VIP në 2012

28/01/2012 00:00

Viti i 2012 ka vetëm pak javë që ka nisur, por është shoqëruar edhe me ndarje të çifteve historike.

E fundit e regjistruar është ndarja mes çiftit Heidi Klum dhe Sean, të cilët pas 7 vjetësh qëndrimi bashkë ka vendosur që t’i japin fund martesës së tyre. Divorci i tyre duket se ka qenë konsensual dhe mes Heidit dhe Seal ka një miqësi të mirë. Çifti ka tre fëmijë biologjikë, ndërsa Klum ka edhe një vajzë, fryt i lidhjes së disa viteve më parë me Flavio Briattore-n.

Ndërkohë një çift tjetër i konsideruar si solid është ndarë. Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, të cilët ishin bashkë prej vitit 1998 dhe kanë dy fëmijë nga lidhja e tyre kanë vendosur të ndahen edhe pse asnjë prej tyre nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.

Zyrtarisht divorci i Katy Perry dhe Russel Brand, pas 14 muajsh martese mban datën 30 dhjetor të vitit 2011, por ndarja e tyre konsiderohet si e para për vitin 2012.

Nuk dihet nëse ka mbaruar apo jo, por faqet e thashethemeve thonë se çifti Avril Lavigne dhe Brody Jenner po shkon drejt ndarjes, per shkak te konflikteve te shumta.

FOTO GALERI
1/4
Klum e Seal

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta