Kupa e Afrikës, kualifikohen Tunizia dhe Gaboni

28/01/2012 00:07

Gaboni është kualifikuar për në cerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi mundi Marokun 3-2 në takimin e dytë të grupit C. Një sukses që gjithashtu i lejon kalimin në fazën tjetër edhe Tunizisë që mundi 2-1 Nigerin.

Me 6 pikë, Gaboni dhe Tunizia nuk mund të arrihen më nga Maroku dhe Nigeri, të dyja me nga 0 pikë dhe me vetëm një takim të mbetur për të luajtur.

Tunizia arriti të zgjidhë takimin jo me pak vështirësi. Fillimisht shënoi me anë të Yousef Msakni në minutën e 4’, rezultat që u barazua vetëm tre minuta më pas nga Ngonou.

Golin deciziv do ta shënonte Jema vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.            

Top Channel