Disa arsye psikologjike se përse disa gra tërhiqen nga ‘kriminelët’
Viti që lamë pas u mbyll me filma që arritën suksese të mëdha, mes të cilëve spikatën “Sherlock Holmes: Game of Shadows” dhe “Mission Impossible: Ghost Protocol”.
Dy filmat në fjalë, njëri prej të cilëve solli dhe rikthimin e bujshëm të Tom Cruise pas disa performancave të dobëta, zaptuan për disa javë rresht majat e klasifikimeve.
Muaji i parë i vitit 2012 shënoi një sukses për filmat “Contraband”, me Mark Whalberg, “Underworld Awakenging” dhe “Beauty and the Beast”, që këtë herë u rikthye në ekranin gjigand në format 3D.
Por cilët janë filmat më të shumëpritur për muajin shkurt? Faqja e internetit Comingsoon.net ka realizuar një sondazh, i cili ka treguar se prodhimet kinematografike më të preferuara nga publiku amerikan janë ato të tipit fantashkencë, ose fantasy, si “Star Wars: The Phantom Menace” dhe “Ghost Rider: Spirit of Vengeance”.
Kështu, filmat më të votuar për muajin e ardhshëm janë:
Star Wars: Episode I The Phantom Menace 3D 42.7%
Ghost Rider: Spirit of Vengeance 16.9%
Chronicle 11.9%
The Woman in Black 7.9%
Safe House 6.8%
Act of Valor 5.4%
This Means War 2.3%
Journey 2: The Mysterious Island 2.2%
The Vow 1.1%
The Secret World of Arrietty 1.0%
Top Channel