“Në kërkim të kujt!!!”, filmi artistik me pesë seri do të transmetohet nga mbrëmja e 29 janarit, për pesë të diela rresht.
Një prodhim i Top Channel me regji të Gjergj Xhuvanit, i gjinisë policesk dhe social. Skenari Dhimitër dhe Gjergj Xhuvani, montazhi Silva Babaramo dhe produksioni Dritan Huqi.
Një kast aktorësh nga brezi më i vjetër dhe deri tek më të rinjtë janë pjesëmarrës në filmin që trajton elemente dhe histori që prekin pjesë të së përditëshmes shqiptare, nga momentet më prekëse deri tek ato më zbavitëset.
Ndër aktorët: Kastriot Caushi, Niko Kanxheri, Luiza Xhuvani, Ndricim Xhepa, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Reshat Arbana e shumë të tjerë.
Ngjarjet vërtiten rreth Mark Dobjanit, interpretuar nga Niko Kanxheri. Një njeri që ka humbur gjithcka dhe jeta e të cilit, përvecse e rrethuar nga misteri, është edhe në fije të perit.
Dy persona përpiqen ta shpëtojnë: hetuesi i policisë, Almir Bali, interpretuar nga Kastriot Caushi dhe doktoresha Afërditë, roli i Luiza Xhuvanit.
Të gjithë personazhet janë në kërkim të dickaje. Arrijnë ta gjejnë?
“Në kërkim të kujt!!!”… nga kjo e diel në Top Channel.
Top Channel