Muzika duket se nuk po e plotëson këngëtaren Rihanna. Ajo është në kërkim të emocioneve të reja dhe mediat përflasin se këngëtarja pritet të nisë një emision në një ekran britanik.
Bëhet fjalë për një emision që do të trajtojë cështjet e modës dhe Rihanna do të jetë moderator e tij e do të shfrytëzojë atë për të marrë sa më shumë këshilla për veshjen e saj të përditëshme dhe sidomos në skenë.
Por emisioni do të ketë edhe një tjetër qëllim. Rihanna dhe prezantuesja televizive Nicola Roberts, përgjatë gjithë emisionit do të jenë në kërkim të stilistit më të mirë për të krijuar veshjen më të mirë për Rihanna-n në festivalin e Londrës që do të mbahet gjatë këtij viti.
“Unë gjithmonë e kam dashur modën, është një burim konstant i frymëzimit dhe një arsye madhore që unë jam ngritur në artisten që jam sot. Jam e ngazëllyer që duhet të filloj një udhëtim të tillë me kandidatët për të parë angazhimin e tyre në këtë drejtim”, ka deklaruar Rihanna për mediat britanike.
Top Channel