Disa arsye psikologjike se përse disa gra tërhiqen nga ‘kriminelët’
Nga stresi, nga dashuritë e humbura apo dietat e forta, janë jo pak yjet
të cilat janë të rrezikuara nga dobësia e tepërt. Listën e të famshmeve
me telashe të mëdha sa i takon peshës së tyre e kryesojnë Demi Moore
dhe Vanessa Paradis, dhe të dyja me gjasë për të njëjtën arsye.
Moore pas një periudhe të mbushur me stres nga divorci dhe Paradis gjithashtu pas lamtumirës nga Johnny Depp.
Alarmi i anoreksisë së Demi Moore u dha disa muaj më parë, fill pas publikimit të lajmit të divorcit të saj dhe tani aktorja është e shtruar në një klinikë për të tejkalur problemet me stresin dhe dobësinë ekstreme, e cila i ka rrezikuar shumë shëndetin.
Edhe Vanessa Paradis vuan të njëjtat pasoja nga ndarja me Depp dhe në premierën e filmit të saj të fundit është shfaqur më e dobët se kurrë.
Por këto janë vetëm dy të famshmet që këto muajt e fundit po përballen me probleme të mëdha. Për shkak të telasheve në jetën e tyre në ccift apo jo, janë të shumta femrat e famshme të cilat kanë rënë preh e anoraksisë.
Rosie Huntinghton e fotograguar së fundmi me bikini është shfaqur tepër e dobësuar. Kjo listë pasurohet edhe më shumë nga Elisabetta Canalis, Letizia Ortiz, Angelina Jolie dhe Eva Herzigova.
Por nëse për dy të famshmet që e kryesojnë këtë listë, dobësinë e kanë si pasojë e telasheve në jetën private dhe ndarjeve pas periudhave të gjata bashkëjetese, modelja Rosie Huntinghton nuk ka probleme të tilla, jeton një histori të lumtur me të fejuarin e saj, por megjithatë fiziku i saj përherë i dobët, këtë herë ishte në kufijtë e një anoreksie të theksuar.
Ndërsa Canalis e shpjegon dobësinë e saj si gjenetike. “Ha si një mashkull por për fatin tim të keq nuk shtoj dot asnjë kilogram”, ka shkruar bukuroshja italiane në profilin e saj në Twitter. Edhe supermodelja Eva Herzigova është shfaqur së fundmi më e dobësuar se kurrë, por jo për shkak të telasheve në jetën private.
Listës të të famshmeve të cilat shfaqin elegancë në kufijtë e një anoraksie ekstreme nuk i mungojnë asnjëherë Letizia Ortiz dhe bukuroshja e Hollivudit Angelina Jolie.
Top Channel