Kutcher, i alarmuar për gjendjen e Moore

27/01/2012 11:45

Gjendja e rënduar e Demi Moore nuk e ka lënë indiferent ish-bashkëshortin e saj Ashton Kutcher, që është kthyer me urgjencë nga Brazili, për të qenë pranë saj në Los Anxhelos.

Ndonëse nuk është konfirmuar që Kutcher ta ketë vizituar në spital apo jashtë tij, rikthimi i 33-vjeçarit në Los Anxhelos është komentuar gjerësisht nga mediat si i lidhur me shëndetin e bashkëshortes së tij në shtatë vitet e shkuara.

Demi u shtrua në spital për shkak të një gjendje të ngarkuar psikologjike ditën e hënë, por të enjten u konfirmua rikthimi i saj në shtëpi.

Nuk dihet nëse 49-vjeçarja do të jetë e detyruar të ndjekë ndonjë terapi psikologjike, për të kaluar më lehtë zhgënjimin e ndarjes së saj prej Kutcher.

Një prej rrjedhojave më të dukshme është anoreksia, me Moore që ka humbur shumë kile që prej konfirmimit të një historie paralele të Kutcher, çka solli edhe fundin e raportit midis tyre.

FOTO GALERI
1/2
Kutcher mberrin ne aeroportin e Los Anxhelosit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA