Si një prej këngëtarëve më të famshëm në botë, Justin Bieber nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Micheal Jackson.
Për këtë arsye dhe për faktin që është një prej këngëtarëve të adhuruar të Paris Jakson, vajzës së madhe të Mbretit të popit, 17-vjeçari ishte në krye të listës së të ftuarve, në një aktivitet ku tre protagonistët ishin fëmijët e Jackson.
Bieber ishte personi që këndoi gjatë ceremonisë së vendosjes së gjurmës së duarve të Paris e vëllezërve të saj mbi një memorial në një muze.
Në prezantimin e 17-vjeçarit, adoleshentja u shpreh përpara turmës: “Jam një fanse shumë e madhe e Justin dhe muzikës së tij. Ai e di këtë”.
Nga ana e tij, Bieber përshkroi në fjalimin që mbajti rolin e madh që ka luajtur Jackson në jetën dhe formimin e tij.
Top Channel