I sapo kthyer nga Mali i Zi kryeministri Berisha foli në mbledhjen e qeverisë për projektet e përbashkëta, thellimin e lumit Buna dhe hapjen e pikës kufitare në Zogaj.
“Qeveria e Malit të Zi, ishte e angazhuar fort për punimet e rrugës Podgoricë-Hani i Hotit. Në pak muaj distanca Shkodër-Podgoricë do të shkurtohet. Kemi rënë dakord që të shqyrtohet edhe projekti i thellimit të Bunës, për ta bërë lumin të lundrueshëm”, tha Berisha.
Po ashtu kryeministri kërkoi nga ministrat që shpenzimet e cdo ministrie të jenë online dhe kjo sipas tij për t’i shërbyer transparencës ndaj publikut.
“Qeveria shqiptare është një nga qeveritë më të pakta që kërkon transparencën e shpenzimeve. Unë kërkoj që këto shpenzime, shqiptarët të mos i lexojnë vetëm në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, por në secilën faqe që varet nga ministritë apo agjencitë”, tha Berisha.
Top Channel