“21â€, albumi i Adele që po thyen cdo rekord
27/01/2012 00:00
Ndonëse prej pak kohësh, këngëtarja Adele nuk është shfaqur në skenë, albumi i saj vijon të thyeje rekordet në tregun e muzikës botërore.
Albumi “21” po hyn në javën e 17 radhazi të kryesimit të tij, duke mbajtur vendin e parë të “Bill Board”.
Vetë “Bill Board” ka bërë me dije se albumi “21” i Adele ka qendruar në vendin e parë ndër albumet më të mira dhe për një kohë më të gjatë se cdo album tjetër i publikuar deri më tani.
Albumi “21” është më i shituri, ndërsa Adele, përpos këtij fakti është këngëtarja ka fituar cmime në ceremonitë më të rëndësishme muzikore përgjatë 2011-s.
Hitet më të mira të këtij albumi janë “Rolling in the deep”, “Someone like you” dhe “Set fire to the rain”.
Top Channel