Zyra e ODIHR-it ka pranuar të ofrojë ekspertizën e saj për Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore në Shqipëri.

Siç rane dakort partite e medha politike, ODIHR-i u ftua nga zonja Topalli, te jape ekspertizen per amendimet qe pala shqiptare do t’i beje Kodit Zgjedhor. Por, ndryshe nga heret e tjera, kur ekspertet e ODIHR-it jane perfshire direkt me amendamente ne Kod, kete here pergjigja zyrtare e ODIHR-it eshte se ekspertet vetem sa do te keshillojne Komisionin dhe do te japin asistence teknike duke monitoruar, nese keto ndryshime perputhen me rekomandimet qe OSBE/ODIHR-i ka bere per dy proceset e fundit elektorale. Keto rekomandime jane 53 dhe siç eshte shprehur kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ne takimin me ekspertet, keto 53 rekomandime, te vitit 2009 dhe 2011, jane vete reforma zgjedhore.

Me kete fjali zonja Topalli shpreh qendrimin e mazhorances per te mos dale nga korniza e rekomandimeve te ODIRH-it, te cilat nuk sugjerojne ndryshimin e sistemit elektoral. Sipas kryetares se kuvendit zbatimi i ketyre rekomandimeve per zgjedhjet eshte çeshtje standardi dhe jo çeshtje partiake dhe rruga me e mire per te permbushur plotesisht standardet me te larta te zgjedhjeve demokratike.

Sipas ekspertit te ODIHR-it, Jessie Pilgrim, nje nga njohesit me te mire te proceseve elektorale ne Shqiperi, qe ka asistuar edhe me heret reformen zgjedhore dhe autor i te gjitha rekomandimeve te ODIHR-it për Shqiperine, me perjashtim te ketyre te fundit, Shqiperia ka bere progres te dukshem persa i perket kuadrit ligjor dhe standardit te zgjedhjeve. Ekspertet e ODIHR-it kane treguar gatishmerine maksimale per te dhene asistencen e tyre, ne menyre qe reforma te perfundoje ne kohen e duhur, pra ne fund te marsit, gje per te cilen kryetarja e kuvendit u shpreh optimiste, edhe pse ende komisioni nuk ka hartuar amendamentet kyçe per reformimin e KQZ-së, administrates zgjedhore, menyres se votimit dhe numerimit te votave.
 
Gjate dites ekspertet e ODIHR kane zhvilluar nje takim te perbashket edhe me te gjitha partite e vogla brenda dhe jashte parlamentit për të marrë opinionin e tyre rreth ndryshimeve, qe i duhen bere ligjit te zgjedhjeve. Çeshtja me delikate eshte sistemi zgjedhor, pasi te vegjëlit, te cilet kane edhe nje mbeshtetje nga Partia Socialiste, kerkojne ndryshimin e sistemit zgjedhor. Gje qe eshte kundershtuar ne menyre kategorike nga Partia Demokratike dhe ndryshimi i sistemit nuk gjendet ende ne kalendarin e punes se komisionit Parlamentar per reformen elektorale. Te premten ekspertet e ODIHR-it, do te takohen me dy bashkekryetaret e komisionit, Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri dhe me pas do te marrin pjese ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar per Reformen Elektorale. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA