Vajza e llastuar e Tom Cruise

26/01/2012 17:10

Suri Cruise është një prej fëmijëve më të llastuar të Hollivudit, prandaj realizimi i çdo dëshire të saj nuk duhet të jetë një mision i thjeshtë.

Pas disa orësh xhirimesh të lodhshme, 49-vjeçari Tom gjeti kohë të lirë për të shoqëruar vajzën e tij në “Disneyland”, parkun e famshëm të lojrave në Hollivud.

Megjithatë, Suri, e cila kishte pikturuar një pjesë të fytyrës së saj në rozë, nuk buzëqeshi praktikisht asnjëherë përkrah babait të saj.

Teksa Tom dhe e bija tërhoqën vëmendjen e turmave që ndalonin për të kryer një fotografi me aktorin hollivudian, ajo që bëri përshtypje ishte mungesa e Kate Holmes, e cila është pothuajse gjithmonë e pranishme në shëtitjet e së bijës.

Për herë të fundit, Kate dhe Suri u panë së bashku dy javë më parë, gjatë një shëtitjeje në Nju Jork.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA