Kualifikohet Milani, mund Lacion

26/01/2012 22:50

Milani është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pasi ka mundur Lazion me rezultatin 3-1 në “San Siro”.

Nuk e fillon mirë skuadra e Alegrit këtë ndeshje pasi e sheh veten fillimisht në disavantazh. Që në minutën e 5-të Size është ai që zhbllokon sfidën duke befasuar vendasit.

Gjithsesi Milani rimerr frenat e lojës në dorë shumë shpejt dhe brenda 3 minutash kalon në avantazh. Në fillim Robinjo përfiton nga një top rokambolesk në zonë, ndërkohë që në minutën e 18-të është Sedorf i cili pas një pasimi spektakolat të El Sharauit rikthen Milanin në komandën e ndeshjes.

Pjesa e dytë është luajtur më e qetë dhe me më pak raste, por Ibrahimovic edhe pse aktivizohet pak minuta, gjen protagonizmin e tij duke shënuar golin e tretë nga një pozicion i dyshuar si jashtë loje.

Gjithsesi mbyllet gjithcka në 3-1 duke kaluar Milanin si skuadrën e fundit të kualifikuar për në gjysmëfinale ku do të përballet me Juventusin, ndërsa cifti tjetër do të jetë Napoli-Siena.

Top Channel