Di Caprio: Dua një femër si nëna ime

26/01/2012 16:45

Leonardo Di Caprio është shprehur se kërkon që femra me të cilën do të martohet të jetë si nëna e tij.

“Nëna është gjëja kryesore në jetën time. Të kesh një grua të fortë dhe të ndershme si ajo është gjithçka. Është njësoj si të kesh një thesar dhe unë jam në kërkim të një gruaje të ngjashme me nënën time”, deklaroi aktori i famshëm për ‘Access Hollywood’.

Ja pra kush është arsyeja se pse Leonardo Di Caprio është ndarë dy herë nga modelja Bar Rafaeli dhe gjithashtu nuk i ka mbushur mendjen as super-modelja Gisele Bundschen.

Protagonisti i ‘Titanic’ ka theksuar më parë se martesa e tremb: “Kam parë shumë lidhje të miqve të mi që kanë përfunduar në ndarje dhe kanë qenë martesa që dukeshin se do të zgjasnin përgjithmonë. Kjo gjë më ka stepur.”

Për momentin, Di Caprio po del me modelen Erin Heatherton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA