”Meta, kultura e mosndëshkimit”

26/01/2012 19:45

Kultura e pandëshkueshmërisë mbetet një prej çështjeve që shqetëson më shumë ndërkombëtarët, siç e kanë dëshmuar edhe progres-raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Në vazhden e një fryme të tillë, e duke i berë një pasqyre pa doreza gjyqësorit në Shqipëri, “Deutsche Welle” analizon atë çfarë ndodh me drejtësinë shqiptare, nisur nga rasti më i fundit i kthyer në objekt polemikash në vend: procesi gjyqesor i Ilir Metës.

Gjyqi dhe përfundimi i tij me shpalljen e pafajësise është tema e shkrimit të zgjeruar që kalon në revistë momentet nga shpërthimi i skandalit pas videos kompromentuese e deri me sot, një vit më vone, kur për Metën rrëzohen akuzat e mitmarrjes dhe abuzimit me pushtetin.

”Vezhguesit e quajne nje vendim zhgenjyes, ndonëse të te pritshem. Shqiptaret e shohin qeverine e tyre si nje sistem patologjik patronazhi”, thote eksperti per çeshtjet e Ballkanit, Norbert Mapes-Niediek.

”Ata nuk kane me besim se veprimet e saj mbeshteten tek ligji. Janarin e kaluar”, kujton “Deutsche Welle”, “kater persona u vranë ne protesten anti-korrupsionit te nxitur pikerisht nga videoja e Metes”.

Ky i fundit pershkruhet ne artikull si nje lojtar enigmatik ne skenen politike te Shqipërisë. Ne fund te viteve 90, kur ishte vetem 30 vjeç u be Kryeminister dhe me vone ka sherbyer ne disa funksione qeveritare duke qene nje here Minister i Jashtem, Zevendeskryeminister dhe Minister Ekonomie.

Pasi analizon situaten politike te Metes, artikulli ndalon tek procesi gjyqesor, me nje titull ndares qe thote “parregullsitë e gjyqit”.

”Fitorja e Metës”, shkruan “Deutsche Welle”, “nxjerr ne pah faktin qe neutraliteti i sistemi gjyqesor ne vend meriton te vihet ne pikepyetje. Çeshtja themelore e gjyqit ishte a duhet pranuar si prove nje video e regjistruar fshehurazi”, thote Mapes-Niediek.

Ne nje kohe kur pyetja e vertete sipas tij, eshte se “perse dy ministra, dy figura qendrore ne politiken shqiptare, jane ne gjendje te ulen se bashku e te vendosin kush i merr kontratat”.

Eksperti nuk perjashton rikthimin e Metës ne nje tjeter post qeverises. “Gjyqi perfundoi, por shume pyetje mbeten pa pergjigje”, shkruan “Deutsche Welle”. “Deri tani, asnje prej politikaneve te akuzuar per korrupsion nuk eshte denuar. Dhe ne çdo rast, procedurat gjyqesore ndaj tyre ose jane bllokuar per mungese provash, ose jane shtyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA