Tenis, Djokovic arrin gjysmëfinalet

25/01/2012 14:20

Novak Djokovic, numri 1 i renditjes botërore të tenisit, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalet e turneut Australian Open pasi ka mundur 3-0 me sete spanjollin David Ferrer (6-4, 7-6 dhe 6-1).

Serbi ka luftuar shumë për këtë fitore të cilën e ka arritur për më shumë se 2 orë e gjysmë. Tashmë Djokovic do të ndeshet në gjysmëfinalen e këtij Grand Slam-i me britanikun Andy Murray, i cili kaloi lehtësisht japonezin Kei Nishikori 3-0 (6-3, 6-3, 6-1).

Gjysmëfinalja tjetër e meshkujve do të jetë ajo mes zviceranit Roger Federer dhe spanjollit Rafael Nadal.

Përsa i përket femrave, rusja Maria Sharapova ka mundur lehtësisht 2-0 (6-2, 6-3) patrioten e saj Ekaterina Makarova. Në çerekfinalen tjetër, Kvitova mundi 2-0 (6-4, 6-4) italianen Errani.

Sharapova-Kvitova dhe Clijsters-Azarenka do të jenë çiftet gjysmëfinaliste për femra në Australian Open.

Top Channel