Pamela Anderson në ndihmë të Haitit

25/01/2012 10:50

Pamela Anderson ka vendosur të kontribuojë në organizatën jo-qeveritare të krijuar nga aktori Sean Penn për të ndihmuar në rindërtimin e Haitit pas tërmetit duke shitur makinën e saj Range Rover të vitit 2007.

“Nuk kam nevojë për dy makina dhe doja të ndihmoja ata persona që kanë më shumë nevojë për paratë e mia”, tregon aktorja dhe modelja e famshme, e cila e ka nxjerrë makinën në një ankand online.

Deri tani ka vetëm një ofertë prej 30 mijë dollarësh, por protagonistja e serialit ‘Baywatch’ shpreson që shifra të arrijë 50 mijë dollarë.

Makina është në gjendje shumë të mirë dhe ka vetëm disa gërvishtje të vogla në sedilje që janë “falë” ish-bashkëshortit të saj Tomy Lee.

“Ka disa gërvishtje të vogla tek sedilja që janë bërë pasi unë ja dhashë ish-bashkëshortit një muaj borxh makinën”, ka shkruar Anderson në faqen e saj të internetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA