Beckham: Doja të isha futbollist, jo i famshëm

25/01/2012 11:20

David Beckham është padyshim futbollisti më i famshëm në botë dhe jo vetëm për karrierën e tij të gjatë dhe të shkëlqyer, por edhe për reklamat e pafundme nëpërmjet të cilave imazhi i tij është bërë i njohur në të gjithë botën.

Gjithsesi, 36-vjeçari këmbëngul se qëllimi i tij nuk ka qenë kurrë të bëhej i njohur, por thjesht të luante futboll.

“Nuk kam dashur kurrë të bëhesha i famshëm, vetëm doja të bëhesha një futbollist. Nuk e di si ndodhi, por që kur u lidha me Victoria Beckham u bëmë çifti më i famshëm”, shprehet Beckham për revistën britanike ‘Men’s Health’.

“Tani jam 36 vjeç dhe dua ende të luaj. Nuk po mendoj për tërheqjen nga futbolli. Do të më pëlqente të isha pjesë e ekipit të Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike. Shpresoj që të jem në formë dhe të grumbullohem”, shtoi ish-mesfushori i Manchester United, Real Madrid dhe që aktualisht luan për Los Angeles Galaxy.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA