Nëpërmjet një letre dërguar prokurores së përgjithëshme, kreu i opozitës Edi Rama i quan zhvillimet e fundit në hetimin e 21 janarit si një moment përcaktues për fatin e demokracisë shqiptare, duke theksuar se roli i organit të akuzës është vendimtar dhe hetimi i plotë e i paanshëm i tragjedisë së 21 janarit domosdoshmëri historike.
Pasi përgëzon punën e organit të akuzës dhe mbështjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara e të ambasadorit Arvizu, si një garanci më shumë për hetimin e 21 janarit, në emër të PS Rama garanton gjithashtu për mbështetjen e opozitës pa kushte në këtë hetim.
Edi Rama i kërkon publikisht në këtë letër kryeprokurores së Republikës që të merret në pyetje në kapacitetet e kryetarit të PS si koordinator i organizimit të demostratës së 21 Janarit.
Letra e zotit Rama nis duke ritheksuar gadishmërinë për mospasjen e asnjë pengese në hetimin e tre deputetëve socialistë.
“Kërkesën Tuaj për përfshirjen në hetim të tre deputetëve socialistë ekemi pranuar pa asnjë ngurrim dhe Ju siguroj se do të japim votën tonë në parlament që imuniteti i tyre të mos përbëjë pengesë për ekzigjencat e një hetimi shterues e të pa-anshëm. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe nëse nevojat e hetimit do të kërkojnë përfshirje deputetësh të tjerë të Partisë Socialiste”, shprehet Rama në letër.
Nëpërmjet kësaj letre, Edi Rama i dërgon edhe dy pyetje shefes së akuzës Ina Rama ku thotë se:
“E shoh të udhës t’Ju bëj publikisht një pyetje dhe një shpjegim nga këndvështrimi im si kryetar i Partisë Socialiste e në këtë rast edhe organizator i demonstratës së 21 janarit. Pse zonja Prokurore e Përgjithshme nuk jam thirrur ende unë vetë, pikërisht në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste e të opozitës dhe përrrjedhojë edhe të koordinatorit të të gjitha përgatitjeve të asaj demonstrate, për organizmin e së cilës të tre deputetët e kërkuar prej Jush nuk kanë bërë asmë shumë e as më pak se të gjithë kolegët e tyre e, padyshim, asgjë më shumë sesa unë personalisht?. Jam i bindur se dëshmia ime do të vlente për hetimin Tuaj jo më pak sedëshmitë e tyre. Prandaj pres me padurim që të thirrem për të kontribuar megjithçka di për këtë hetim kaq të rëndësishëm për drejtësinë në Shqipëri, e përvetë Shqipërinë në rrugën e mundimshme të ndërtimit të shtetit të së drejtës”.
“Dua të besoj se Ju do ta çmoni seriozisht këtë shprehje vullneti nga ana ime për ta ndihmuar hetimin dhe nuk do të ngurroni të më rendisni edhe muanë radhën e të hetuarve. S’kam asnjë imunitet dhe mbi të gjitha asnjë dallim nga të tre deputetët në fjalë apo nga cilido tjetër që, njësoj si ata, ka qenë pjesë e organizimit të demonstratës së 21 janarit”, vijon Rama.
“Pse jo Berisha e Basha?! Dhanë urdhër për vrasjet”
Gjithashtu Edi Rama nëpërmjet një tjetër pyetjeje ngre shqetësimin e tij personal dhe të opozitës për mosmarrjen në pyetje nga prokuroria të kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha.
“Cila është pse-ja e mospërfshirjes në hetim të kryeministrit Sali Berisha dhe ish-Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, si dy hallkat më të lartatë zinxhirit të komandës së Gardës së Republikës e si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për funksionimin e asaj garde që në 21 janar vrau njerëz të pafajshëm? E pamundur të kuptohet nga ana jonë, por me sa kam vënë re edhe nga anae opinionit të shqetësuar publik, mbetja e hetimit në nivelin politik tek vetëm tre deputetët opozitarë. Megjithë gatishmërinë e tyre të plotë ata s’mund ta përmbushin dot as sesi nevojën e një hetimi shterues të të gjithë nivelit politik, që as mund të ndahet nga hetimi e as mund të hetohet pjesërisht”, shprehet Rama.
Kreu i opozitës i rikujton kryeprokurores Ina Rama dëshminë rrënqethëse, sic e cilëson ai, dhe publike të vëllait të njërit prej të vrarëve, të ndjerit Hekuran Deda, i cili ka denoncuar publikisht kryeministrin Sali Berisha për një ofertë tronditëse në adresë të familjes Deda.
“Besoj se edhe kjo dëshmi e bën të domosdoshme marrjen në pyetje të Sali Berishës, bashkë medorëzanin e tij që ka premtuar tek familja Deda në emër të Sali Berishës jovetëm para, por dhe fotografinë e vrasësit të Hekuranit në këmbim të favorit tëmikpritjes në shtëpi të kryetarit të qeverisë. Shqipëria meriton të dijë të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe asgjëtjetër përveç të vërtetës. Të njëjtën gjë meritojnë padyshim edhe miq të e partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Sepse, në opinionin tim modest, evërteta e plotë e 21 janarit nuk është thjesht e vërteta e një ngjarjeje tragjikepor një gur themeli në proçesin e demokratizimit të vendit tonë e të garantimittë barazisë para ligjit për vitet e ndoshta dekadat që vijnë”, nënvizon Rama.
Në fund të letrës Edi Rama fton prokuroren e përgjithshme për një hetim gjithpërfshirës. “Që të gjithë, pa dallim e pa anshmëri, pavarësisht fuqisë aspak të vogël propagandistike dhe jo vetëm propagandistike që një ra palë, fatkeqësisht ajo në pushtet, i kundërvë prej një viti këtij proçesi kaq të rëndësishëm hetimor duke sulmuar egërsisht prokurorinë e Ju personalisht”, përfundon letra.
Top Channel