Victoria Beckham pozon me veshje intime

24/01/2012 00:00

Victoria Beckham solli në jetë korrikun e vitit të shkuar vajzën e saj
Harper e vetëm pak muaj më vonë pozon me veshje intime dhe fiziku i saj
duket i shkëlqyeshëm.

37-vjeçarja do të jetë në kopertinën e revistës “Numero” në Japoni, që do të dalë për publikun në muajin mars. Ajo pozon me të brendshme që nxjerrin në pah lëkurën e tonifikuar dhe fizikun e dobët.

Vic ka rrëfyer edhe vizionin e të ardhmes së kompanisë së saj duke shpjeguar se është në kërkim të shitjeve me pakicë dhe mundësive për zhvillim të tregut virtual. “Unë e kam të vështirë të dal dhe të bëj pazar sepse nuk kam kohë. Çdo gje e bëj online dhe besoj se kjo do të jetë pjesë e së ardhmes”, thotë Victoria.

Ajo ka sqaruar se pavarësisht zërave të ndryshëm, nuk ka si qëllim krijimin e linjave të veshjeve për fëmijë, pasi ka shumë njerëz që e bëjnë këtë gjë, sipas saj, shumë mirë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta