
Kina synon të pushtojë Hollivudin. Një konsorcium kinez, i udhëhequr nga
manjati i mediave Bruno Wu, është përpjekur të vërë nën kontroll
studion kinematografike “Summit Entertainment”.
Bëhet fjalë për studion që prodhon filmin “Twilight”, por që përfundoi në duart e kompanisë amerikane “Lions Gate Entertainment”.
Por investitorët kinezë nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe për këtë do të vijojnë bisedimet me studion tjetër “Mirax”, për të vlerësuar marrëveshjet e mundshme.
Kina konsiderohet si tregu i tretë botëror për kinemanë. “South China Morning Post” njoftoi më herët gjatë muajit se arkëtimet e siguruara falë kinemasë në Kinë regjistruan në vitin 2011 fitime rekord.
Sipas së përditshmes lokale, bëhet fjalë për një shifër të rritur me rreth 30 për qind, që ka arritur në 13 miliardë jen, ose 1.5 miliardë euro.
Top lista e filmave më të shikuar dominohet nga sukseset e ralizuara nga Hollivudi, në vecanti nga saga “Transformers” dhe “Kung Fu Panda”.
Por dy prodhimet amerikane ndiqen nga “The Flowers of War”, filmi i parë kinez me një protagonist të huaj, i mirënjohuri Christian Bale.
Top Channel